Tuesday, May 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENë Itali zbulojnë prapaskenat: Allegri dhe Ibrahimovic u përplasën në një restorant!...

Në Itali zbulojnë prapaskenat: Allegri dhe Ibrahimovic u përplasën në një restorant! Tare i ndau…

Prishja e marrëdhënieve brenda Milanit po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, ndërsa mediat italiane flasin për një klimë tensioni të vazhdueshëm në klub.

Në qendër të konfliktit raportohet të jenë Massimiliano Allegri dhe Zlatan Ibrahimovic, me raportin mes tyre që ka arritur deri pranë një përplasjeje fizike.

Gazetarja Monica Colombo e “Corriere della Sera”, e njohur për burimet e saj pranë klubit kuqezi, ka zbuluar se tensioni mes dyshes shpërtheu gjatë një takimi në restorant, në prani të Giorgio Furlanit dhe Igli Tares.

“Tare është detyruar të ndajë përplasjen fizike mes trajnerit dhe suedezit”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre ishte dëmtuar prej kohësh.

Sipas Colombos, Ibrahimovic mungon prej tre muajsh në ambientet e skuadrës dhe nuk ka pasur asnjë përballje sqaruese me Allegrin.

Mosmarrëveshjet lidhen me vendime sportive, kontakte të Ibrahimovic me Antonio Cassano, si edhe këshilla taktike që suedezi u ka dhënë disa lojtarëve, ndryshe nga udhëzimet e trajnerit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments