Tuesday, May 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPep Guardiola si trajner i Italisë, mediat spanjolle përsëritin skenarin e bujshëm

Pep Guardiola si trajner i Italisë, mediat spanjolle përsëritin skenarin e bujshëm

Pep Guardiola i ka dhënë lamtumirën Mançester Sitit për t’iu kushtuar edhe një herë familjes së tij. Por sigurisht që trajneri nuk do të rrijë gjatë larg fushave të lojës, ndonëse kthimi pritet të jetë me “kohë të kufizuar”.

Guardiola ishte duke u divorcuar me gruan e tij, Kristina Serra, ndaj vendosi që të braktiste pankinën e Sitit ku ishte çdo ditë i angazhuar me klubin. Por edhe në mediat kryesore spanjolle, argumentohet se trajneri mund të bëjë rolin e trajnerit në një ekip përfaqësues.

“AS” bën të ditur se Guardiola kësisoj do të vazhdonte të jetonte në Barcelonë pranë gruas së tij, duke qenë i angazhuar në mënyrë direkte me stërvitjet e ekipit vetëm në periudhë e dritareve të FIFA-s. Një ritëm shumë më i përshtatshëm familjar për trajnerin dhe që mund të ishte më i pranueshëm edhe për gruan e tij.

Njëkohësisht i njëjti artikull bën të ditur se emri i Guardiolës vazhdon të përmendet tek Italia dhe Anglia si dy opsione shumë të mundshme për të ardhmen, duke lënë të hapur skenarë interesantë pas përfundimit të Botërorit 2026, ku pritet të ketë lëvizje të tjera në pankina të ndryshme të rëndësishme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments