...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE ka nisur mbarë kampionatin, Skënderbeu merr vendim për të ardhmen e...

E ka nisur mbarë kampionatin, Skënderbeu merr vendim për të ardhmen e Gvozdenoviç

Ivan Gvozdenoviç ka rinovuar kontratën me Skënderbeun. Trajneri i korçarëve ka firmosur për 3 vitet e ardhshme dhe lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi në kanalin zyrtar.

Puna e mirë e bërë me bardhekuqtë ka sjellë edhe këtë marrëveshje të re mes palëve. Në lajmërimin e bërë nga klubi korçar thuhej:

“Ivan Gvozdenoviç edhe 3 vite bardhekuq! Trajneri ka rinovuar kontraën me klubin e Skënderbeut dhe do të vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë!”

Aktualisht Skënderbeu gjendet në vendin e parë të Abissnet Superiore me 6 pikë duke arritur të surprizojë në këto javë të para të elitës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.