HomeKRYESORE'Eja tek Interi', Messi fton 'mjeshtrin' e Realit në ekipin e tij

‘Eja tek Interi’, Messi fton ‘mjeshtrin’ e Realit në ekipin e tij

Luka Modric nuk po përfiton shumë minuta te Real Madrid. Mosha bën të veten, teksa Carlo Ancelotti ka shumë alternativa cilësore për mesin e fushës, pavarësisht se klasi dhe eksperienca e kroatit janë gjithmonë të nevojshme.

Modric ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Los Blancos”, klub ku luan prej vitit 2012. 38-vjeçari nga Zadari ka fituar gjithçka në “Santiago Bernabeu”.

Në verë refuzoi oferta të çmendura nga Arabia Saudite, ndërkohë që e ardhmja e kapitenit të kombëtares së Kroacisë lidhet me MLS-në amerikane.

Shtypi spanjoll shkruan se vetë Messi po merret personalisht dhe po përpiqet të bindë Modric që të pranojë ofertën e Inter Miamit dhe t’i bashkohet në skuadrën amerikane.

David Beckham kërkon të mbledhë sa më shumë lojtarë të mëdhenj tek ekipi nga Florida. Dhe Modric është objektivi i radhës i pronarit të Interit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments