HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStarova: Skënderbeu, skuadër simpatike. Partizanit nuk i falet ajo që bëri pas...

Starova: Skënderbeu, skuadër simpatike. Partizanit nuk i falet ajo që bëri pas golit

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit.Sipas tij, korçarët janë bërë një skuadër simpatike, ndërsa shtoi se Partizanit nuk i falet që nuk reagoi fare pas golit të pësuar.

Rastet e humbura nga Partizani? Ndodhin shpesh në futboll. Te Skënderbeu ishin në kor që do kërkonin pikë ndaj Partizanit. Janë një skuadër që vendosen mirë në fushë. Lojtarët e dinë vendin e tyre. Janë bërë një skuadër simpatike, këto i kemi thënë edhe kur humbën me Kukësin.

Partizani ishte në zotërim topi, ishte dominues dhe krijoi raste për shënim në të parën. Në pjesën e dytë Skënderbeu u zbukurua. U bë një skuadër e bukur. Në pjesën e parë çaloi, se Bintsouka u eklipsua nga mbrojtësit e Skënderbeu. Taipi nuk e bënte dot ndihmësin. Mba duhej më parë.

Partizanit nuk i falet, që pas golit të pësuar, nuk reaguan. Futbolli i tillë është. Nga një ndeshje që e ke në dorë për ta marrë, e humbet atë. Ku Bitnsouka nuk po bindte dhe Mba ishte në stol, nuk ke çfarë pret më shumë, për ta futur në lojë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments