HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia dërgon Dragoshin tek ekipi U21, por dje nuk luajti në Fier

Vllaznia dërgon Dragoshin tek ekipi U21, por dje nuk luajti në Fier

Vllaznia këtë sezon e nisi me pretentime të mëdha, teksa pas 3 ndeshjeve të fundit kanë humbur shumë terren ndaj ekipeve të kreut. Shkodranët aktualisht ndodhen në vendin e 7-të me 9 pikë pas 8 ndeshjesh të luajtura.

Shkodranët bënë shumë afrime në merkaton e verës dhe ende lojtarët nuk janë ambientuar siç duhet mes tyre. Një prej tyre është edhe Redon Dragoshi. Ish-lojtari i Kukësit duket se nuk ka përligjur besimin e stafit dhe kartoni i kuq i marrë ndaj Egnatias ka mbushur “Kupën”.

Drejtuesit kanë vendosur ta dërgojnë lojtari te U-21 për të luajtur me ta për një periudhë të pacaktuar. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve në ditët në vazhdim.

Por pavaresisht ketij vendimi, ne ndeshjen e djeshme ndaj Apolonise, Dragoshi nuk ka qene ne dispozicion te trajnerit te ekipit U21 Borshi. Te mos kete pranuar te luaje me kete ekip apo…? Kjo mbetet per t’u pare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments