Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDënimi nga FSHF-ja, sfida e sotme e Superiores do të luhet pa...

Dënimi nga FSHF-ja, sfida e sotme e Superiores do të luhet pa praninë e tifozëve

Erzeni-Egnatia do të zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet, aty ku shijakasit janë pritës.

Mirëpo, ky takim do të luhet pa praninë e spektatorëve për shkak të dënimit të fushës së klubit të Erzenit nga Komisioni i Disiplinës.

Në stadium do të jenë vetëm përfaqësues të dy klubeve në tribunën qendrore, aq sa përcakton rregullorja e FSHF-së në rastet kur ndeshja luhet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, sot shijakasit nuk do të kenë të gatshëm kapitenin Ardit Peposhi, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të mungojë një ndeshje. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë në dispozicion të trajnerit Alfred Deliallisi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments