HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMirel Josa në stadium për të ndjekur Vllazninë, por ikën 10 minuta...

Mirel Josa në stadium për të ndjekur Vllazninë, por ikën 10 minuta para fundit

Vllaznia luajti mbreme ndaj Partizanit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe per ta ndjekur ate ne “Arena e Demave” ka qene i pranishem edhe trajneri Mirel Josa.

Siç dihet ai prej disa javesh drejton Laçin dhe prania e tij ne kete ndeshje ka qene per te ndjekur Vllaznine, ngaqe te shtunen do te luaje kunder saj ne stadiumin “Loro Boriçi” ne kuadrin e javes se 13-te te “Abissnet Superiore”.

Josa e ka ndjekur sfiden Partizani- Vllaznia perkrah ish- kapitenit te kombetares shqiptare Rudi Vata, por ne fakt nuk ka patur shume se çfare te shikoje tek skuadra shkodrane me ate paraqitje qe ka bere ndaj te kuqve.

Si rrjedhoje trajneri aktual i kurbinasve e ka braktisur stadiumin 10 minuta para vershellimes perfundimtare te arbitrit sepse misioni i tij u permbush dhe tashme e ka te qarte se çfare duhet te beje per te tentuar t’i marre pike Vllaznise ne ndeshjen e se shtunes./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments