Abissnet Superiore” nis javën e 13-të me tre duele tepër interesante ditën e sotme.
Në orën 13:30, luhet supersfida mes Egnatias dhe Partizanit në Rrogozhinë. Të dyja skuadrat ndodhen me pikë të barabarta në krye të renditjes dhe do duan të konfirmojnë kush do të udhëheqë pas kësaj jave.
Skënderbeu pret në Korçë skuadrën e Teutës në orën 17:00. Të dyja skuadrat ndodhen në pozita të vështira në tabelë dhe një fitore do t’i fuste të dyja ato në zonën e “Final 4”.
Po në këtë orë, Vllaznia pret Laçin në “Loro Boriçi”. Shkodranët duan të dalin menjëherë nga zona e ftohtë, ndërsa kurbinasit kërkojnë të ruajnë pozicionin e tyre në “Final 4”.
NDESHJET:
EGNATIA – PARTIZANI 13:30 “ARENA EGNATIA”
SKËNDERBEU – TEUTA 17:00 “STADIUMI SKËNDERBEU”
VLLAZNIA – LAÇI 17:00 “LORO BORIÇI”