Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAsllani në dyshim për sfidën ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Sylvinho thërret...

Asllani në dyshim për sfidën ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Sylvinho thërret një tjetër mesfushor të Leçes

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Krisjan Asllani nuk luajti dje për Interin në sfidën ndaj Frosinones të vlefshme për Serinë A.

Ai pati një dëmtim në kofshën e djathtë pak para nisjes së sfidës dhe u largua nga grumbullimi me zikaltrit.
Ndryshime dhe mungesa e 5 futbollistëve, Kombëtarja nis grumbullimin! Gjasula: S’kam parë si tifozët në Shqipëri

Ende nuk dihet nëse mesfushori i talentuar mund të luajë në sfidën ndaj Moldavisë të premten dhe ndaj Ishujve Faroe të hënën e ardhshme. Megjithatë tekniku brazilian Sylvinho ka marrë masat.

Ai ka thërritur në grumbullim mesfushorin 20-vjeçar të Leçes, Medon Berisha. Ky i fundit ka debutuar me skuadrën italiane këtë sezon në sfidën e kupës ndaj Parmës.

Ajo që bëhet me dije për Asllanin është se ai do të jetë i gatshëm për Interin pas sfidave eleminatore, ku zikaltrit do të kenë një përballje direkte për kreun ndaj Juventusit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments