Eshte vetem 15 vjeç e gjysem, por ka hyre ne historine e futbollit italian si lojtari me moshen me te re qe shenon ne nje ndeshje te rriturish (perfshi ketu amatoret dhe profesionistet). Behet fjale per nje futbollist shkodran, Gabriel Kulla.

Diten e djeshme, ai duke luajtur per ekipin e tij ASD Sassa Marconi 1924 qe merr pjese ne Ligat Amatore te futbollit italian dhe ka shenuar golin e vetem te ndeshjes duke i dhene fitoren skuadres se tij me rezultatin 1-0.

Kaq ka mjaftuar qe media te ndryshme italiane ta verifikojne kete rast dhe te evidentojne faktin qe Gabriel Kulla behet lojtari me moshen me te re qe shenon ne futbollin italian, amator dhe profesionist. Sulmuesi shkodran eshte vetem 15 vjeç dhe 264 dite dhe kjo gje e ben te veçante golin e tij dhe jehonen qe ka shkaktuar ai.

Po kush eshte Gabriel Kulla? I datëlindjes 20.02.2008 ai ka luajtur në Shkodër me ekipin “Djelmnia shkodrane” ku natyrisht që ka spikatur me performancën dhe golat e shumë që ka shënuar. Ndërkohë mori një vlerësim shumë të rëndësishëm gjatë pjesmarrjes në turneun “Galliani Cup” të zhvilluar në Hungari tre vjet me pare ku u vlerësua me kupën e lojtarit më të mirë të grupmoshës së tij.

Nderkohe prej vitit 2020 ndodhet ne Itali, aty ku ka kaluar disa teste tek Bolonja, te cilat i ka kaluar me sukses, por problem per te ka qene mungesa e dokumentacionit si minoren dhe ekstrakomunitar. Kjo ka bere qe ai te stervitet per gati tre vite me rradhe me kete skuader por pa patur te drejten te luaje.

Pas shume perpjekjesh, muajt e fundit gjithçka eshte zgjidhur dhe Gabrielit i eshte dhene e drejta te luaje, por duke filluar nga futbolli amator. Dhe zgjedhja qe ka bere sebashku me menaxherin e tij Benardin Kullen, ka qene federimi me nje ekip te rriturish dhe per kete u zgjodh ASD Sassa Marconi 1924, skuader per te cilen dje shenoi nje gol me te cilin ka hyre ne histori si lojtari me i ri ne moshe qe shenon ne nje ndeshje te rriturish.

E ardhmja e ketij lojtari duket e ndritur dhe me shume mundesi brenda pak vitesh do ta shohim duke luajtur ne nivele te larta. Prandaj ndoshta eshte sot momenti te themi: Shenojeni kete emer: Gabriel Kulla, se shpejt ka per ta nderuar Shkodren dhe Shqiperine.
Gjergj KOLA