Wednesday, June 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria U14 barazon 2-2 miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut. Nuk mungon goli...

Shqipëria U14 barazon 2-2 miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut. Nuk mungon goli i shkodranit Rouen Dani

Shqipëria U14 ka luajtur pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ka barazuar me rezultatin 2-2. Takimi në mes këtyre dy ekipeve është luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Ohrit.

Të parët kanë kaluar në avantazh maqedonasit, por pa kaluar shumë minuta ka qenë sulmuesi shkodran Rouen Dani i cili ka shfrytëzuar një pasiguri të portierit vendas dhe nuk ka hezituar ta dërgojë topin në rrjetën e portës kundërshtare duke barazuar shifrat dhe në këtë mënyrë pjesa e parë është mbylluar në shifrat 1-1.

Në të dytën, të dy ekipet kanë shënuar edhe nga një gol tjetër dhe si rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur me rezultatin 2-2. Në këtë ndeshje përveç Danit i cili jo vetëm që ka shënuar një gol, por ka bërë përgjithësisht një performancë shumë të mirë, kanë luajtur edhe dy shkodranët e tjerë pjesë e Akademisë Vllaznia, Sejdi Duraj dhe Enis Repaj.

Pas dy ditësh, më 19 qershor, Shqipëria U14 do të luajnë miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, që do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments