Wednesday, June 17, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKE5 atletë të Vllaznisë në Kampionatin Ballkanik. Synohen medalje me Franko Burrajn...

5 atletë të Vllaznisë në Kampionatin Ballkanik. Synohen medalje me Franko Burrajn dhe Muhamet Çangelin

5 atletë të Vllaznisë do të jenë pjesë e kombëtares shqiptare pjesmarrëse në Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet këtë fundjavë në Greqi. Po ashtu pjesë e saj do jenë edhe dy trajnerët shkodranë, Albert Marashi dhe Bruno Rrotani.

Ndërkohë sportistët janë Franko Burraj, Muhamet Çangeli, Endri Rakaj, Leandro Çardaku dhe Kolindo Kiri. Forma e tyre sportive duket shumë e mirë sepse vijnë pas disa aktiviteteve rradhazi të zhvilluara së fundi.

Megjithatë pretendimet më të larta duket se do të jenë tek Franko Burraj dhe Muhamet Çangeli që edhe në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla të zhvilluara pak kohë më parë në Monako, morën medalje ari dhe të argjendtë në 400 metra dhe në kërcim së gjati.

Ato pretendojnë edhe në Kampionatin Ballkanik, garat e të cilit zhvillohen në datat 20-21 qershor në qytetin Volos të Greqisë. Kujtojmë që pak ditë më parë ekipi i Vllaznisë fitoi titullin e 30-të kampion të Shqipërisë, por tashmë me atletët e saj synon sukses edhe në garat e rëndësishme ndërkombëtare.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments