...
HomeKRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e ish- kampionit të mundjes Luigj Zefi

ALMANAK/ Sot ditëlindja e ish- kampionit të mundjes Luigj Zefi

Sporti i mundjes ka nxjerre shume kampione ne vite dhe shume sportiste cilesore te cilet kane lene gjurme me aktivizimin e tyre per shume vite me rradhe.

Njeri prej tyre eshte edhe Luigj Zefi, nje ish- kampion i Vllaznise ne vitet ’80. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse pikerisht sot feston ditelindjen. Ai mbusht 66 vjeç dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Luigj Zefi ka lindur ne Shkoder me 15 dhjetor 1957 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me sportin e mundjes duke qene pjese e nje brezi te arte sportistesh.

Ai ka arritur te dale kampion i mundjes se lire ne vitet 1980 dhe 1981 dhe perpos kesaj ka dhene nje kontribut shume te madh edhe ne fitimin e shume titujve kampione dhe kupave te Republikes nga ekipi i Vllaznise atyre viteve.

Gjate vitit te kaluar, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te krijimit te SK Vllaznia, Bashkia Shkoder dhe klubi Vllaznia e ka vleresuar ate me nje “Mirenjohje” si nje nga mundesit me te mire te shekullit te ekipit shkodran.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.