HomeKRYESOREFutbollisti koplikas Enis Çokaj drejt largimit nga Panathinaikos. Mund të rikthehet në...

Futbollisti koplikas Enis Çokaj drejt largimit nga Panathinaikos. Mund të rikthehet në Kroaci

Enis Çokaj mund të largohet nga Panathinajkosi në këtë merkato dimërore. Mesfushori nga Kopiku numëron vetëm pak minuta në këtë sezon, prandaj mundësia për një largim nga Athina mbetet e mundshme.

Interesimi për të nuk mungon. 24-vjeçari është një nga objektivat e Hajdukut të Splitit. Klubi që udhëheq momentalisht kampionatin kroat ka nisur negociatat për transferimin e Çokajt.

Ky i fundit e njeh mjaft mirë kampionatin kroat, në të cilin ka luajtur për të paktën 3 sezone në rradhë e Lokomotivës së Zagrebit. Ai ka qene edhe pjese e kombetares shqiptare por mosaktivizimi me Panathinaikos i ka kushtuar shume.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Fatih Terimi, ikonë e futbollit turk, do të ketë të tjera plane për Çokajn. Merkatoja e janarit kësisoj pritet të ketë zhvillime të reja sa i takon futbollistit koplikas./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments