Vetem nje dite pasi festoi 28 vjetorin e lindjes, sulmuesi shkodran Arlind Kalaja eshte zyrtarizuar tek ekipi i tij i ri. Behet fjale per ekipin grek Panionios FC.

Ka qene vete ky i fundit qe pak minuta me pare permes faqes se tij zyrtare e zyrtarizonte blerjen e ketij lojtari teksa shkruante:

“Komiteti Drejtues i Panionios FC njofton blerjen e futbollistit Arlind Kalaja. Anësori 28-vjeçar ka qene futbollist me te gjitha kombëtaret e vogla të Shqipërisë dhe në gjysmën e parë të ligës luante me skuadrën e Fosterit.

Ai erdhi në vendin tonë për herë të parë vitin e kaluar për llogari të Panelesiniakout, ndërsa në të kaluarën ka konkurruar me fanellën e Vllaznisë, Kukësit, Kastriotit dhe Teutës (nga Shqipëria) dhe në Ljungsgil (Suedi)”.

Ne kete menyre per ish- futbollistin e Vllaznise nis tashme nje aventure e re, tek greket e Panionios tek te cilet per koinçidence do te gjeje serish ngjyrat kuq e blu./SHKODRA-SPORT.COM/