HomeKRYESOREArsenali refuzon ofertën e Milanit për futbollistin polak, kuqezinjtë nisin kontaktet me...

Arsenali refuzon ofertën e Milanit për futbollistin polak, kuqezinjtë nisin kontaktet me mbrojtësin francez

Milani është në kërkim të një mbrojtësi këtë merkato dimri, teksa emri i parë në listën e kuqezinjve ishte Jakub Kivior.

Gjithsesi çmimi për polakun dukej pak i papërballueshëm për “djallin” dhe oferta e bërë ishte në formën e huazimit.

Gjithsesi duket se Arsenali e refuzoi këtë gjë, pasi “topçinjtë” janë të interesuar vetëm ta shesin Kiviorin dhe për këtë arsye Milani është tërhqeur.

Duket se tashmë vëmendja e kuqezinjve ka shkuar në Francë, të cilët kërkojnë 24-vjeçarin Lilian Brasier.

Ai duket një objektiv më i arrirë për Milanin me Stad Brestua që është e gatshme të dëgjojë ofertën e “djallit”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments