Sopoti ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Ekipi i Librazhdit mposhti Luftëtarin përmes penalltive në finalen e “play out”, pas 120 minuta që u mbyllën me barazim 1-1.
Luftëtari kaloi në avantazh përmes penalltisë së akorduar në fillim. Diamanti dërgoi topin në rrjetë, kur regjistrohej minuta e gjashtë.
Sopoti nuk u dorëzua në stadiumin e Flamurtarit. Goli i barazimit erdhi nga Jargavani, pikërisht në minutën e 79-të.
Sopoti ishte me fat më pas nga penalltitë, duke fituar finalen e “play out”. Luftëtari ndërkohë rikthehet në Kategorinë e Dytë, pasi nuk ia doli të qëndrojë në të Parën.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
LUFTËTARI 1-1 SOPOTI
(Sopoti fiton përmes penalltive)


