HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta godet në merkato, sjell në Shqipëri argjentinasin që shkëlqeu në Mal...

Teuta godet në merkato, sjell në Shqipëri argjentinasin që shkëlqeu në Mal të Zi

Teuta ka gati një tjetër zyrtarizim në merkaton e janarit.

Pas prezantimit të mbrojtësit të Kombëtares U-21, Elmando Gjini, që vjen nga Xhenoa, durrsakët kanë mbyllur transferimin e qendërsulmuesit, Rodrigo Faust.

Argjentinasi 28-vjeçar ka luajtur së fundmi në Honduras me skuadrën e Olancho, ndërsa më parë ka shkëlqyer në Superligën e Malit të Zi me Petrovacin dhe Jezeron.

Ai e ka nisur karrierën në Argjentinë, duke luajtur me skuadra si Atletico Parana, Laferrere dhe Excursionistas./PANORAMA-SPORT/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments