Teuta ka gati një tjetër zyrtarizim në merkaton e janarit.

Pas prezantimit të mbrojtësit të Kombëtares U-21, Elmando Gjini, që vjen nga Xhenoa, durrsakët kanë mbyllur transferimin e qendërsulmuesit, Rodrigo Faust.

Argjentinasi 28-vjeçar ka luajtur së fundmi në Honduras me skuadrën e Olancho, ndërsa më parë ka shkëlqyer në Superligën e Malit të Zi me Petrovacin dhe Jezeron.

Ai e ka nisur karrierën në Argjentinë, duke luajtur me skuadra si Atletico Parana, Laferrere dhe Excursionistas./PANORAMA-SPORT/