HomeBASKETBOLLBASKETBOLL/ Vllaznia e femrave fiton me 53 pikë diferencë ndaj Elbasanit

BASKETBOLL/ Vllaznia e femrave fiton me 53 pikë diferencë ndaj Elbasanit

Vllaznia ne basketboll per femra pas humbjes te javes se kaluar ndaj Tiranes, eshte rikthyer sot tek fitorja kur ka mundur lehtesisht ekipin e Elbasanit me rezultatin e thelle 80-27 ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vajzat e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj kane dominuar ne te gjitha drejtimet e kete e kane treguar qe ne perioden e pare te ndeshjes te cilen e kane mbyllur me shifrat e thella 21-3. Ajo ka ardhur duke u thelluar edhe me shume ne te dyten e cila u mbyll 16-6.

Ne kete menyre, dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 28 pikesh ne favorin e Vllaznise. Ajo ka ardhur veç duke e thelluar edhe me shume rezultatin dhe perioden e trete e ka fituar 12-8, ndersa ne te katerten fiksohen shifrat 31-10.

Ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e thelle 80-27. Per Vllaznine ka spikatur serish e zakonshmja Bernada Rreshpja e cila ne kete takim ka shenuar plot 32 pike. Te tjerat jane shenuar nga Anisa Bokrina (21), Anisa Musaja dhe Melida Hykaj nga 10 pike secila, Sara Murçaj 5 dhe Sindi Kryeziu 2 pike.

Pas javes se 14-te te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 22 pike, pas 8 fitoreve dhe 6 humbjeve te pesuara duke qene e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments