Nga Endri ÇINARI
Java e 22-të e kampionatit në Bundesligën gjermane, shikoi Mainz të rikthehej tek fitorja. Ekipi bardhekuq mundi në shifrat 1-0 ekipin e Augsburg, duke rikthyer 3 pikët e plota që mungonin që nga data 04.11.2023, me suksesin e fundit 2-0 ndaj Leipzig. Dhe tashmë duke ringjallur shpresat për mbijetesë.
Në këtë ndeshje si titullar e nisi edhe Brajan Gruda, i cili duket se është rikuperuar totalisht pas dëmtimit. Lojat e futbollisti shkodran spikati për skuadrën gjermane dhe ai ishte ndër më të mirët në fushë. Ku në fundin e takimit, mëngjërashi u vlerësua me notën 7.2 nga mediat sportive në vendin e katër herë kampionëve të Botës.
19-vjeçari e la fushën në minutën e 83-të të ndeshjes, duke i lënë vendin Ngankam. Dhe pas një performance totalisht pozitive duke e justifikuar besimin e dhënë nga trajneri Henriksen. Gruda, konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në futbollin gjerman dhe po ashtu pjesë e kombëtares U-21 të Gjermanisë.
Me shumë mundësi në fundin e sezonit, mbijeton apo jo Mainz në Bundesliga, sulmuesi do largohet nga ekipi. Kjo pasi disa ekipe të njohura janë vënë pas tij në merkato. Dhe me një vlerë prej 8.9 milionë eurosh dhe moshën 19-vjeçare, shkodrani është i “lakmueshëm” për shumë kënd.