Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENga Namik Mehmeti/ Një bisedë telefonike e Ancelottit me presidentin brazilian Lula...

Nga Namik Mehmeti/ Një bisedë telefonike e Ancelottit me presidentin brazilian Lula për futbollin

Carlo Ancelotti: “Z. President, a mendoni se duhet ta thërrasim në Kombëtare Neymar?”
Luiz Inácio Lula da Silva: “Shiko, Carlo, nëse është i përgatitur fizikisht, ai i ka cilësitë e një futbollisti të madh.”

Kjo është një bisedë tipike për një çështje që ka shqetësuar mbarë Brazilin në prag të finaleve të Kupa e Botës 2026, që nisin më 11 qershor në SHBA: përfshirja e Neymarit në listën e 22 futbollistëve të përzgjedhur, si dhe ambicia për të fituar titullin kampion pas 24 vitesh.

Deri në shpalljen e listës përfundimtare më 18 maj, trajneri italian Ancelotti ka ende kohë për të vendosur për Neymarin, i cili që nga maji i vitit 2023, kur u dëmtua në ndeshjen e Brazilit me Uruguajin, nuk ka luajtur me ekipin kombëtar.

Një dritë shprese për rikthimin e tij është hapur, pasi pas kësaj bisede me presidentin Lula, Ancelotti deklaroi:
“Neymar duhet të vazhdojë në këtë rrugë dhe të përmirësojë formën fizike. Ai është në rrugën e duhur.”

Kujtojmë se Brazili, në fazën e grupeve, do të përballet me Haitin, Marokun dhe Skocinë.

Tashmë mbetet për t’u parë më 18 maj se cili do të jetë efekti i kësaj bisede të rrallë mes një presidenti shteti dhe një trajneri të një kombëtareje futbolli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments