Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA E TRETE14 gola për Klajti Halilin, sulmuesi 20 vjeçar me sytë nga Vllaznia...

14 gola për Klajti Halilin, sulmuesi 20 vjeçar me sytë nga Vllaznia ‘A’

Sulmuesi 20 vjeçar Klajti Halili vazhdon të shënojë dhe të tregojë vlerat e tek Vllaznia “B”. Edhe në ndeshjen e para dy ditëve ndaj KF Shkodra, ai ka qenë sërish protagonist teksa ka shënuar dy gola duke kontribuar në fitoren e thellë 8-1 të kuqebluve.

Me këto dy gola, Halil është ngjitur në kuotën e 14 golave deri më tani në kampionatin e kategorisë së tretë dhe jo si rrjedhojë kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve më të mirë të tij, i ndjekur nga Alvaro Farruku me gola.

Një paraqitje e tillë e mirë ka bërë që edhe stafi teknik i ekipit të parë ta ketë në vëmendje dhe sigurisht që sezonin e ardhshëm mund të jetë pjesë e tij. Halili është një produkt i Akademisë Vllaznia ku gjithnjë është shquar si një sulmues potent dhe nuhatës i mirë i portave kundërshtare.

Sezonin e kaluar kaloi disa probleme me dëmtimet, por këtë sezon është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe këtë po e tregon në çdo ndeshje me lojën e mirë dhe golat që po shënon.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments