Sunday, April 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERrezikohet rritja e vlerës, Bayern përgatit dy blerje para nisjes së Botërorit

Rrezikohet rritja e vlerës, Bayern përgatit dy blerje para nisjes së Botërorit

Bayern po punon që tani për merkaton e verës. Plani i drejtuesve bavarezë është të bëjnë goditjet e duhura përpara nisjes së Kampionatit Botëror, ku lojtarëve u rritet vlera.

Rekordmenët e Bundesligës duan të shfrytëzojnë krizën e Newcastle për të bërë një afrim dinjitoz. Objektivi primar është Gordon, i cili mund të luajë si sulmues krahu dhe si qendërsulmues. Nuk përjashtohet mundësi që të huazohet sulmuesi Woltemade, i cili vjet kërkohej nga Bayern, por zgjodhi klubin e Premier League.

Plani tjetër i Bayern është krahu i djathtë i mbrojtjes. Givairo Read i Feynoord duket 99% gati për të veshur fanellën bavareze. Ai kushton 30-35 mln euro.

Për sa i përket roleve të tjera, mediat gjermane ende nuk kanë zbuluar ndonjë emër konkret.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments