Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e ish- futbollistit kampion të Vllaznisë, Altin Xhahysa

ALMANAK/ Sot ditëlindja e ish- futbollistit kampion të Vllaznisë, Altin Xhahysa

Shkruar nga Gjergj KOLA

Personazhet e njohura të futbollit në Shkodër janë të shumtë. Një pjesë e tyre, mbas mbylljes së karrierës sportive, nuk janë marrë më me futboll, por ka edhe prej atyre që vazhdojnë të jenë shumë aktiv, kryesisht në rolin e trajnerit. Njëri prej tyre është pikërisht edhe Altin Xhahysa. Ai ka provuar te drejtoje Terbunin, Vllaznine B, Murlanin, Aden, ka punuar po ashtu edhe si trajner tek Akademia Vllaznia

Po ndalemi sot tek Altin Xhahysa sepse ka ditëlindjen, mbusht 52 vjeç. Ai ka lindur në Shkodër më 18 prill 1974 dhe rininë e tij ia kushtoi futbollit.

Mesfushori shtatëshkurtër është një nga emrat e njohur të futbollit shkodran në gjysmën e dytë të viteve ’90 teksa bëhet pjesë e rëndësishme e Vllaznisë, madje duke kontribuar edhe në fitimin e titullit kampion me të në vitin 1998.

Një lojtar krahu, shumë i shpejtë por edhe konkludues para portave kundërshtare. Xhahysa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Bylisin, Besëlidhjen, Apoloninë dhe Tërbunin, por edhe në Kosovë.

Ai vazhdon ta bëjë tashmë me shumë pasion detyrën e trajnerit teksa punon me ekipet e moshave tek “Djelmnia Shkodrane” ku ka marrë përsipër të stërvisë elementin e tyre, detyrë që po e bën me shumë dëshirë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments