HomeKRYESORENjë sezon me ulje dhe ngritje, por Broja iu “lë targën” futbollistëve...

Një sezon me ulje dhe ngritje, por Broja iu “lë targën” futbollistëve shqiptarë

Nga Endri ÇINARI

Futbollistët shqiptarë tashmë kanë “pushtuar” Europën. Në kampionatet më të rëndësishme në kontinent militojnë futbollistë nga vendi ynë. Ku edhe çmimet e tyre në tregun e shit-blerjeve janë goxha të konsiderueshme. Kështu pavarësisht se ndoshta nuk po kalon një periudhë jo edhe aq pozitive, lojtari më i shtrenjtë mbetet Armando Broja.

Sulmuesi i Chelseas i cili u huazua në këtë merkato tek Fulham është futbollisti më i shtrenjtë shqiptar. 22-vjeçar ka një vlerë prej 28 milionë eurosh në treg. Duke e bërë atë të “pakapshëm” nga shokët e tij të kombëtares. Pas tij tek kuqezinjtë vjen Asllani, ku mesfushori i Interit ka një shifër prej 14 milione eurosh në merkato.

Treshen e 3 lojtarëve më të shtrenjtë shqiptarë e mbyll Gjimshiti, me mbrojtësin e Atalantes që vlerësohet 10 milionë eurove. Vlera të rëndësishme kanë marrë edhe dy prodhime të kampionatit shqiptar si: Uzuni me 9 milionë euro dhe Muçi me 8 milionë euro. Ku ky i fundit u transferua nga Legia tek Besiktas në Turqi gjatë merkatos dimërore.

Nga futbollistët shkodranë me vlerën më të madhe në merkato është edhe Hysaj. Kartoni i mbrojtësit të Lazios kap vlerën e 4 milionë eurove. E ndërsa po ashtu me paraqitjet e tij, Mitaj ka shtuar vlerat e merkatos për të. Ku tashmë ai vlerësohet me 1.5 milionë euro, shifër që patjetër pritet të rritet në muajt e ardhshëm./SHKODRASPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments