HomeKRYESORECasemiro do të largohet nga Manchester United, këto janë tre klubet që...

Casemiro do të largohet nga Manchester United, këto janë tre klubet që janë vënë pas brazilianit

Casemiro është duke i kaluar ditët e fundit si futbollist i Manchester United, pasi gjatë verës do të largohet nga gjiganti anglez.Mesfushori brazilian pritet të largohet nga Old Traford pas dy viteve qëndrim, pasi nuk është i kënaqur me tretmanin që i është bërë.

Pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, braziliani ka vendosur të largohet dhe ekziston mundësia që ai të shkëpusë edhe kontratën e tij me Djajtë e Kuq.

The Sun ka raportuar se e ardhmja e Casemiros pritet të jetë në Arabinë Saudite, ku tre skuadra tanimë kanë shfaqur interesim të fortë për të.

Al-Nassr shihet si favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e brazilianit, por në garë janë edhe Al-Ahli dhe skuadra e inkuadruar në Superligë, Al-Qasidiya.

32-vjeçari fiton rreth 15 milionë euro në sezon dhe drejtuesit e United janë të gatshëm ta lejojnë të lirë të largohet vetëm të heqin qafe pagën e madhe të tij.Gjithsesi braziliani pritet që karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite ku mund të fitojë deri në 30 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments