Lajme kontrakditore nga kampi i kuq. Diten e sotme ne media ka dale lajmi se nga mbledhja e djeshme e drejtuesve te klubit Partizani i eshte dhene besimi trajnerit Orges Shehi per te vazhduar edhe njehere punen ne drejtimin e kesaj skuadre, por nga ana tjeter perflitet largimi i drejtorit teknik Abilaliaj apo dhe pjestareve te tjere te stafit.
Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se Shehi eshte drejt largimit dhe madje drejtuesit e klubit e kane gjetur edhe njeriun qe do ta zevendesoje ate. Ne fakt nuk eshte nje emer i panjohur.
Behet fjale per Zoran Zekiç, trajnerin qe e drejtoi edhe ne fillim te sezonit te kaluar Partizanin, por me pas kaloi tek Osijek ne Kroaci. Por gjerat nuk i kane shkuar si duhet atje dhe nderkohe ne Tirane ende u ka mbetur “fiksim” puna e tij prandaj duan ta rikthejne serish ne krye te skuadres se kuqe.
Ndryshimet e fundit tek skuadra nenkampione po vijne pikerisht nga deshtimi ne perpjekjet per t’u shpallur serish kampion. Keto zhvillime pritet te behen ne ditet ne vazhdim sepse Partizani deshiron qe ne sezonin e ri te jete pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion./www.shkodrasport.com/