HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARE"Vllaznia B" nesër drejt Shijakut me objektivin për të mundur Erzenin

“Vllaznia B” nesër drejt Shijakut me objektivin për të mundur Erzenin

Skuadra shijakase është një nga më të mirat aktualisht të kampionatit të kategorisë së parë bashkë me Kastriotin, Besën dhe Egnatin megjithatë “Vllaznia B” do të tentojë ta sfidojë brenda në fushën e vet. Në kampin shkodran ka besim për këtë gjë sepse mundësitë dhe aftësitë për të fituar ndaj çdo kundërshtari i kanë.

Trajneri Kraja është optimist për këtë gjë dhe në dispozicion të tij pritet të jenë edhe futbollistët që aktualisht stërviten tek ekipi i parë si Hajdari, Ruçi, Pusi, Hysenaj madje me shumë mundësi pjesë e skuadrës do të jetë edhe portieri Alen Sherri. Kjo është bërë me qëllimin që këta sportistë të kenë mundësi të luajnë rregullisht sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kapin formën e duhur dhe për të qenë të gatshëm kur t’i kërkohet nga ana e trajnerit Gjoka. Me këtë kontigjent pritet që “Vllaznia B” të jetë dinjitoze nesër në fushë dhe të synojë fitoren por pa diskutim që do të ishte e kënaqur edhe me një barazim sepse do të luajë ndaj një skuadre të fortë si Erzeni.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments