Real Madridi dhe Levante kanë arritur një marrëveshje që sulmuesi valencian Karlos Espi t’i bashkohet klubit.
Në një operacion të shpejtë, të miratuar nga Zhoze Murinjo dhe pas largimit të Gonzalo Garsias te Fulhem, madrilenët kanë siguruar një sulmues të ri për skuadrën e tyre. Ky është nënshkrimi i tyre i pestë pas mbërritjes së Kukurejës, Bernardo Silva, Dumfris dhe Konate.
Ai do të jetë lojtar i Realit deri në vitin 2031, pasi klauzola e tij e lirimit prej 25 milionë eurosh është paguar.
Lojtari udhëton për në Madrid këtë të premte për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor pasi ndaloi të gjitha negociatat me disa klube të Premier League pasi mësoi për interesin e Real Madridit. Shitja e Espit bëhet transferimi më fitimprurës i një të diplomuari të akademisë së Levantes për arkën e klubit.


