Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMilani rrit financat/ Të ardhurat e sezonit të shkuar arritën në rreth...

Milani rrit financat/ Të ardhurat e sezonit të shkuar arritën në rreth 500 milionë euro

Pavarësisht mungesës në kupat evropiane, Milan e ka mbyllur sezonin e kaluar me një bilanc financiar pozitiv, duke arritur të ardhura totale prej rreth 500 milionë eurosh – një rekord historik për klubin. Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 10%, që është përkthyer në 3 milionë euro fitim neto.

Sipas mediave italiane, ky është viti i tretë radhazi me fitim për kuqezinjtë, falë të ardhurave nga Liga e Kampionëve dhe shitjeve të lojtarëve, mes tyre Reijnders te Manchester City dhe Kalulu te Juventus.

Aktualisht, vlera neto e klubit ka arritur në 199 milionë euro, duke i dhënë Milanit stabilitet të fortë financiar dhe një bazë të sigurt për sezonin 2025/26, i cili do të zhvillohet pa të ardhura nga garat ndërkombëtare.

Në dy vitet e fundit, klubi ka investuar mbi 250 milionë euro bruto në blerjen e lojtarëve, duke ndjekur filozofinë e pronarëve të RedBird Capital: çdo euro e fituar, riinvestohet në klub. Nga ekipi i parë te akademia e të rinjve e deri te infrastruktura, qëllimi është ndërtimi i një projekti afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Ndërkohë, vëmendja e klubit është përqendruar te projekti i stadiumit të ri. Pas miratimit nga Bashkia e Milanos për blerjen e zonës së San Siros nga Milan dhe Inter, klubi sheh mundësi të reja zhvillimi, ndërsa vazhdon paralelisht edhe projekti në San Donato, ku Milan ka investuar mbi 40 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments