KF Shiroka eshte mundur nga Burreli ne ndeshjen e turit te pare te Kupes se Shqiperise duke i dhene lamtumiren ketij kompeticioni. Takimi i luajtur ne stadiumin “Liri Ballabani” te Burrelit pasditen e sotm eshte fituar nga vendasit me rezultatin 3-1.

Ka qene futbollisti Murra i cili ka shenuar golin e pare per Burrelin ne minuten e 14-te dhe me pas Hoti do te dyfishonte shifrat ne minuten e 30-te. Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 2-0 ne favor te vendasve.

Ne fillimin e pjeses se dyte, pikerisht shtate minuta pas startit do te ishte Ogungbire ai qe do te shenonte per KF Shiroka duke rihapur ndeshjen. Futbollistet shkodrane i vijuan perpjekjet ne kerkim te golit te dyte, por nuk ia dolen dot ta shenonin.

Perkundrazi shtate minuta para fundit matjanet do te shenonin edhe golin e trete me ane te Rrapit dhe ketu u mbyll gjithçka. Burreli fitoi 3-1 dhe kalon ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise, ndersa KF Shiroka tashme duhet te filloje te mendoje per kampionatin.(www.shkodrasport.com)