Mirel Josa ka folur pas humbjes 5 me 1 të Bylisit me Egnatian.
Luhatjet? “Ky është një problem që e kemi evidentuar, për mendimin tim sot ishim shumë të hapur. Nuk ishim të ngjeshur te 4 lojtarët e mbrojtës, nuk u shoqëruan mirë nga dy krahët e mesfushës. Pësimi i golit të parë, për mendimin tim ishte në zotërimin tonë. Dhe rasti i kartonit të kuq na nxori nga loja komplet dhe nuk kishim forca që të reagonim.
Nuk ishte problem kundërsulmi. Nuk dua t’i ul meritat Egnatias, ata lëvizën mirë. Ne duhet të ishim më të ngjeshur, dy qendrat e mesfushës me mbrojtjen duhet të ishin më afër. Ky problem na lejoi që Egnatia me humbjen tonë të topit, të na godiste në hapësira.
Ualison është një lojtar i shpejtë. Ne në këtë mënyrë e kishim ndërtuar lojën, me mbështetjen nga Malomo. Humbëm disa ekuilibra, kur sidomos dy lojtarë të mesfushës, nuk kishin pse të ngriheshin aq lart. Ekuilibrat tonë u prishën me daljen e mbrojtësit të djathtë. Ne u munduam të ndërtonim, por ndërtimi ishte shumë i brendshëm. Kishim shumë ecje me topin dhe i jepte kohë Egnatias që të rikuperonte shpejt, kur merrte topin në zotërim.
Renditja? Normal, nuk kemi qetësi në këtë drejtim. Duhet të dimë se ekipet e tjera janë aty ku jemi edhe ne. Humbja të shqetëson, por më shqetëson më tepër në vazhdimësi se në klasifikim. Kemi ekipe të forta përballë, duhet ndryshuar sesbën mentaliteti individual dhe kolektiv i skuadrës”, u shpreh Josa për “RTSH”.







