Goli i Blerim Kotobellit kishte vlerë 3 pikë për Teutën, që mposhti Vorën me rezultatin 0-1. Kotobelli foli pas ndeshjes në stadiumin “Niko Dovana”.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, për 3 pikët. E rëndësishme që duhet të reagonim, pasi vinim nga një humbje. Mendoj se ndeshja ishte shumë e luftuar, por e rëndësishme kam pikët dhe të kemi vazhdimësi për ndeshjen tjetër.

Ne kemi bërë lojëra të mira, disa ndeshje kemi merituar më shumë, por ka qenë pjesa e golit. Nuk kemi qenë aty ku duhet, por mendoj se do na ndihmojë shumë në vazhdimësi sepse 3 pikëshi të jep qetësi që të punosh gjithë javën.

E rëndësishme është sot fitorja dhe vazhdimësia.

Vjet kemi luajtur 3-5-2. Sivjet gjatë gjithë fazës nuk e kemi përdorur asnjëherë. Mendoj se lojtarët e krahëve, si Përgjoni dhe Vila, mendoj se bënë punë të mirë. Nuk mendoj se kemi probleme me skemën me 4. Nga ana ime personale, po përshtatem shumë mirë. Nuk kam vështirësi dhe unë e shoh shumë mirë me katër”, u shpreh Kotobelli për “RTSH”.