Java e 16-të e Superiores mbyllet me dy sfida që luhen në orare të ndryshme.
Dueli i parë për ditën e sotme është ai mes Vllaznisë dhe Bylisit në orën 16:30.
Shkodranët vijnë nga humbja në Elbasan dhe kërkojnë rikthimin te fitorja.
Supersfida e ditës zhvillohet në orën 19:00 mes Dinamos dhe Egnatias, dy nga pretendentet për titull.
NDESHJET E SOTME
VLLAZNIA-BYLIS ORA 16:30
DINAMO-EGNATIA ORA 19:00


