Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U17 fiton 3-1 ndaj Vorës dhe i shkakton humbjen e parë...

Vllaznia U17 fiton 3-1 ndaj Vorës dhe i shkakton humbjen e parë asaj

Vllaznia U17 është rikthyer të fitojë në kampionat. Paraditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit të Vorës, një prej më të mirëve të kampionatit, në sfidën e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Djemtë kuqeblu e kishin vlerësuar maksimalisht këtë takim dhe kjo u pa qartë në mënyrën si luajtën dhe dëshirën që shfaqën në fushën e lojës. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 17-të kur Emiljano Mani shfrytëzon një pasiguri të portierit kundërshtar në zotërimin e topit dhe si rrjedhojë e dërgon atë në rrjetë.

Shtatë minuta më vonë do të ishte sulmuesi Armando Vuksani që do të shënonte edhe golin e dytë, ndërkohë që po gjatë pjesës së parë do të kishte vend edhe për një gol tjetër të Vllaznia U17. Autor i tij do të ishte Alban Ramaj dhe në këtë mënyrë pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 3-0.

Në të dytën vendasit do të mundoheshin ta administronin avantazhin dhe megjithëse miqtë shënuan një gol me anë të Cakës në minutën e 73-të me një 11-metërsh, kjo nuk krijoi asnjë problem për ta fituar këtë ndeshje ne shifrat e përgjithshme 3-1 dhe për të marrë tre pikë me shumë vlerë.

Me to, Vllazni U17 është ngjitur në kuotën e 19 pikëve dhe mban aktualisht vendin e pestë në renditje, ndërsa Vora sot pësoi humbjen e parë në kampionat dhe ajo mbetet në kuotën e 26 pikëve dhe mban vendin e dytë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments