Monday, May 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETrajneri Kompany kritikon yllin e ri të skuadrës: Bëri një gabim në...

Trajneri Kompany kritikon yllin e ri të skuadrës: Bëri një gabim në atë intervistë

Në fitoren 1-0 si mysafir ndaj Volfsburg në javën e 33 të Bundesligës, Bajerni nuk tregoi formën e tij më të mirë. Edhe pse tre pikët erdhën pas zhgënjimit në Ligën e Kampionëve, në kampin bavarez nuk kishte shumë kënaqësi.

Talenti i ri Tom Bishof madje kritikoi paraqitjen e ekipit, gjë që trajneri Vinsent Kompani e kundërshtoi menjëherë. Sidomos në pjesën e parë, Bajerni i dhuroi vazhdimisht raste Volfsburgut. Bishof e kritikoi këtë në një intervistë. “Mendoj se ata mund të kishin shënuar pesë gola. Nuk ishte aspak mirë nga ana jonë. Nuk mendoj se 10 minutat e para ishin të këqija, pamë si mund të krijonim raste. Por më pas thjesht nuk vazhduam në të njëjtën mënyrë. Hapësirat mes reparteve ishin shumë të mëdha,” u ankua 20 vjeçari.

Lidhur me problemet mbrojtëse të javëve të fundit, Bishof tha: “Para së gjithash, është gjithmonë keq kur pëson kaq shumë raste dhe gola. Thjesht nuk po bëjmë më gjërat bazë, si kundërpresingu menjëherë pas humbjes së topit. Kjo është ajo që na ka munguar kohët e fundit. E kemi bërë gjatë gjithë sezonit.” Komentet e Bishof nuk i pëlqyen aspak trajnerit të tij.

Vinsent Kompani u ndje i detyruar të sqaronte situatën. “Sigurisht që nuk jam dakord me të. Lojtari i ri bëri një gabim në atë intervistë,” deklaroi belgu në mënyrë të pazakontë të drejtpërdrejtë. Sepse: “Nuk mund të bësh kundërpresing 100 herë nëse e humbet topin shumë shpejt. Problemi nuk është qëllimi pas kundërpresingut, përndryshe do ta kisha parë dhe do ta kisha theksuar në stërvitje.

Nuk mund të fitosh një ndeshje në atë mënyrë. Çështja është që të mos mendosh gjithmonë se duhet të shënosh tre ose katër gola në 10 apo 15 minutat e para. Nisëm mirë për dhjetë minuta, por më pas humbëm pak durimin. Dhe atëherë gjithçka bëhet më e vështirë.” Megjithatë, pas pushimit mes pjesëve, skuadra tregoi reagim dhe u shpërblye për këtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments