Monday, May 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistë të Vllaznisë përzgjidhen në formacionin më të mirë të javës...

Dy futbollistë të Vllaznisë përzgjidhen në formacionin më të mirë të javës së 36-të

Kampionati “Abissnet Superiore” mbylli dje javën e 36-të të sezonit të rregullt dhe tashmë e gjithë vëmendja është fokusuar te “Final Four”, ku katër skuadrat më të mira të sezonit, Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City do të luftojnë për titullin kampion.

Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 36-të, sipas skemës 1-4-4-2.

Në portë është gardiani i Tiranës, Visar Bekaj.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Paulo Buxhelaj (Partizani), Blerim Kotobelli (Teuta), Gledjan Pusi (Vllaznia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).

Në mesfushë janë Serge Tabekou (Tirana), Patrik Myslovic (Tirana), Dario Daka (Vora) dhe Aris Ara (Vllaznia).

Dyshja e sulmit është Klejdi Daci (Teuta) dhe Albers Keko (Partizani). Të dy sulmuesit kontribuan me nga dy gola në takimet e fundit për Teutën dhe Partizanin.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Tiranës, Orges Shehi, i cili arriti një fitore shumë të rëndësishme në javën e fundit të kampionatit ndaj AF Elbasanit, duke siguruar mbijetesën në “Abissnet Superiore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments