Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Bylisit në ndeshjen e javës së 16-të të “Abissnet Superiore” që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Loro Boriçi”, kuqeblutë e kërkuan më shumë golin në pjesën e parë dhe arritën të zhbllokojnë sfidën me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Kallaku nga një goditje dënimi.
Në pjesën e dytë ballshiotët përfituan nga një përgjumje e shkodranëve dhe arritën të vendosin barazpeshën me golin e Mustapha.
Në minutat e mbetura, kuqeblutë u përpoqën me të gjitha mënyrat, por rezultati mbeti i bllokuar në shifrat 1-1. Kjo është ndeshja e pestë që Vllaznia nuk gjen ftoren(1-1 me Partizanin, 0-1 me Teutën, 0-0 me Vorën, 0-1 me Elbasanin), ndodhet në kuotën e 26 pikëve, vendi i 4-ët. Bylisi në vend të 8-të me 15 pikë.


