Vllaznia futsal ka fituar në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe ka fituar të drejtën të diskutojë finalen e këtij trofeu të sezonit 2024-2025 duke shpresuar të bëjë bis pas fitimit edhe të titullit kampion.
Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë janë luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. E para ka qenë përballja në mes Vllaznisë dhe ekipit Yata. Shkodranët nuk e kanë patur aspak të vështirë për të fituar dhe si rrjedhojë kanë triumfuar me rezultatin e thellë 15-4.
Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër, atë mes Tiranës dhe Flamurtarit, ka patur më shumë rivalitet. Megjithatë vlonjatët kanë qenë më të saktë para portës bardheblu duke fituar me rezultatin 7-2 dhe duke siguruar në këtë mënyrë finalen kundër Vllaznisë.
Nga sa mësohet, kjo ndeshje do të luhet ditën e martë më 23 dhjetor në ora 16:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe Vllaznia padiskutim që do të shfrytëzojë edhe faktorin fushë për ta fituar edhe këtë trofee të sezonit 2024-2025, që për çudi duhej të ishte zhvilluar brenda muajit maj, por po luhet tani në ditët e fundit të vitit.


