Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERenditja e FIFA-s/ Shqipëria e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të

Renditja Botërore e FIFA-s për Meshkuj, botimi i dhjetorit 2025 – e fundit e vitit – është publikuar ditën e sotme pas 42 ndeshjeve të fundit ndërkombëtare.

Nuk ka ndryshime në 10-ten e parë me Spanjën që mbyll vitin 2025 në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca. Më pas vijnë me radhë Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Kroacia, që plotësojnë “Top 10”.

Shqipëria zë vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa Kosova qëndron në vendin e 80-të. Si kuqezinjtë edhe dardanët i presin ndeshje vendimtare në mars, ku do të luajnë në Play Off-in e Kupës së Botës 2026.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments