Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga Flamurtari tek Flamurtari, Vllaznia kërkon të ndryshojë 'kursin' me vlonjatët

Nga Flamurtari tek Flamurtari, Vllaznia kërkon të ndryshojë ‘kursin’ me vlonjatët

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia ka pasur një ecuri jo shumë pozitive në fazën e dytë të kampionatit, ku shkodranët kanë marrë vetëm një fitore nga 8 ndeshje të luajtura në këtë fazë. Në këtë mënyrë duke u spostuar momentalisht në vendin e katërt të renditjes dhe tashmë në ndjekje të kryesuesve Egnatia dhe Elbasani. E ndërsa faza do mbyllet me duelin ndaj Flamurtarit, ku të besuarit e Martinit do kërkojnë pikët maksimale.

Dhe pikërisht ndaj vlonjatëve nisi edhe forma me luhatje e 9 herë kampionëve të vendit tonë. Kjo pasi ai duel i javës së 9-të të fazës së parë i zhvilluar në Vlorë përfundoi me shifrat 1-0 në favor të kuqezinjëve falë një goli të shënuar nga Herald Marku. Nga ai moment për kuqeblutë janë luajtur edhe 8 ndeshje të tjera, ku Vllaznia ka fituar vetëm një kundër Dinamos në shifrat 1-0 në javën e 11-të të kampionatit.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe shkodranët njohin edhe 5 barazime dhe dy disfata ndaj skuadrave si Teuta me rezultatin 0-1 dhe Elbasani po ashtu 1-0.

E nga Flamurtari sërish tek Flamurtari për Vllazninë, ku në momentin e parë nisi momenti “jo” për Vllazninë pas asaj humbjeje në Vlorë. Teksa kësaj rradhe tek kuqeblutë kërkojnë të ndryshojnë “kursin” duke nisur nga ky takim i këtij fund viti. Ku përballë tifozëve të saj, Vllaznia do kërkojë vetëm fitoren dhe 3 pikët kundër Flamurtarit. Kjo për t’i bërë një mbyllje pozitive vitit 2025 e po ashtu rikthyer humorin pozitiv tek kuqeblutë e gjithashtu edhe për vetë objektivat që ka skuadra këtë sezon.

Ku vetë drejtori Sinani apo edhe kapiteni Balaj në një dalje mediatike së fundmi konfirmuan se ambiciet e ekipit ngelin maksimale dhe synimi i tyre i vetëm është gara për titullin kampion deri në javën e fundit të edicionit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments