Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMoriero nuk 'përmbahet' pas ndeshjes me Vllazninë: E humbëm ndeshjen brenda 30...

Moriero nuk ‘përmbahet’ pas ndeshjes me Vllazninë: E humbëm ndeshjen brenda 30 sekondash nga nisja e pjesës së dytë

Trajneri i Flamurtarit Francesco Moriero foli për mediat pas humbjes mes 5 golash ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Ai ka hedhu më shumë “dritë” në episodet e takimit të sotëm, duke “skanura” humbjen:

“Më vjen keq që nuk dola me pikë në një ndeshje të rëndësishme që bënë çunat. Jemi duke komentuar që ekipi po luan, por humbasim gjithmonë pikë. Luajtëm ndeshje si të barabartë, çunat bënë atë që duhet të bënin.

Duhet të përmirësohemi te disa situate loje, që bëjmë akoma gabime dhe i vuajmë. Folëm në dhomat e zhveshjes dhe thamë të futemi ashtu si e mbyllëm pjesën e parë. Për fat të keq, sa filloi pjesa e dytë, për 30 sekondat e para pësuam gol.

Është e vështirë të rifillosh dhe futesh sërish në lojë. Sipas meje aty e humbëm ndeshjen, te 30 sekondat e pjesës së dytë.

Një lojtar i yni bëri penallti me mbrojtje të vendosur, nuk ka lidhje me mbrojtjen. Sot Flamurtari bëri ndeshje të madhe, sulmuam me 5 lojtarë. Duhet të përmirësojmë disa gabime individuale, për këtë punë jemi këtu. Sadiku? Respektoj punën tuaj, por për këtë punë flas vetëm me klubin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments