Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo mund 3-1 Egnatian dhe fiton Supekupën

Dinamo mund 3-1 Egnatian dhe fiton Supekupën

Dinamo i dha leksion Egnatias duke fituar Superkupën e Shqipërisë me rezultatin 1-3. Sfida në “Air Albania” u fitua me përmbysje nga ekipi i Ilir Dajës, që e mbylli në disavantazh pjesën e parë.

Fillimisht për Egnatian shënoi Ruçi. Dinamo humbi disa raste të pastra, derisa realizoi dy gola në pjesën e dytë me Bregun dhe Nanin.

Për të vulosur fatin e takimit mendoi Qefalija me golin e tij nga penalltia në fund. Dinamo e fiton trofeun e Superkupës pas 17 vitesh pritje.

Dinamovitët konfirmohen makth për ekipin e Edlir Tetovës. Kjo pasi këtë vit i mposhtën edhe në finalen e Superkupës së Shqipërisë.

EGNATIA 1-3 DINAMO

9′ Ruçi – 54′ Bregu, 59′ Nani, 90+5′ Qefalija

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments