Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Vllaznia më 2 janar niset për fazë përgatitore jashtë vendit

E FUNDIT/ Vllaznia më 2 janar niset për fazë përgatitore jashtë vendit

Ndonëse janë ditët e fundit të këtij viti, futbollistët e Vllaznisë kanë vijuar me procesin stërvitor. Edhe ditën e sotme ata kanë qenë të pranishëm në fushën stërvitore të Golemit nën drejtimin e trajnerit Martini dhe më pas janë shpërdarë. E sotmja mësohet të ketë qenë dita e fundit e stërvitjeve për këtë vit.

Kjo sepse ditën e nesërme skuadra është lënë pushim dhe po ashtu edhe me datë 1 janar, por jo më shumë. Kjo sepse me datë 2 Vllaznia do të zbresë sërrish në fushën e stërvitjes, këtë herë e plotë në përbërje sepse nuk kanë kohë për të humbur ngaqë ndeshjet do të nisin shumë shpejt këtë vit, saktësisht më datë 10 ndeshja e Kupës me Pogradecin dhe me 14 ajo e kampionatit ndaj Egnatias.

Ndërkohë Gazeta “Shkodra Sport” mëson se ekipi në ditën e dytë të vitit që vjen do ta lërë Shkodrën, për të udhëtuar drejt Malit të Zi. Saktësisht drejt Ulqinit, qytetit bregdetar të vendit fqinj ku skuadra do të stërvitet për një javë.

Kuptohet që koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme për të zhvilluar një fazë të plotë përgatitore, por gjithsesi në këto shtatë ditë stafi teknik do të mundohet t’u japë ngarkesat e duhura fizike futbollistëve. Po ashtu, po shihet mundësia edhe për zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore, ndonëse kjo duket shumë e vështirë në këtë periudhë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments