Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e trajnerit të Vllaznisë Edi Martini

ALMANAK/ Sot ditëlindja e trajnerit të Vllaznisë Edi Martini

Nga Gjergj KOLA

Ditet e para te vitit te ri perkojne me nje ngjarje te veçante per ish- futbollistin dhe trajnerin e Vllaznise Edi Martini. Sot ai mbush 51 vjeç dhe padyshim që këtë ditë do ta festojë ashtu siç di ai skuadrën kuqeblu në grumbullimin e Ulqinit.

Kuptohet që nuk do t’i mungojnë edhe urimet sepse kemi të bëjmë me një figurë shumë popullore dhe të dashur për të gjithë.

Me klasin e tij të lartë si futbollist, ka fituar duartrokitjet jo vetëm të tifozëve të Vllaznisë por edhe të mbarë vendit. Ai jo me kot eshte konsideruar si nje nga futbollistet me te talentuar te skuadres shkodrane pas viteve ’90.

Jo me kot, gjate vitit 2019 u vleresuar nga Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta me titullin e larte “Mjeshter i Madh” ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia.

Nderkohe për disa sezonesh ka bërë edhe detyren e trajnerit duke drejtuar Teuten, ekip me te cilin ka fituar 4 trofe, duke qenë kësisoj trajneri më i suksesshëm në historinë e këtij klubi.

Ndërkohë nga fillimi i këtij sezoni ka marrë drejtimin e ekipit të Vllaznisë, me misionin e qartë për ta çuar edhe atë drejt titullit kampion.

Gazeta “Shkodra “Sport” i uron Edi Martinit edhe 100 vite te tjera te lumtura!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments