Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjysma e parë e sezonit e mbyllur, ja fitorja dhe humbja më...

Gjysma e parë e sezonit e mbyllur, ja fitorja dhe humbja më e thellë e Vllaznisë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Në një kohë kur është mbyllur gjysma e parë e sezonit në Superiore, Vllaznia renditet në vendin e katërt të klasifikimit. Me shkodranët që kanë grumbulluar 30 pikë pas 18 javësh, ku 22 prej tyre kanë ardhur në 9 takimet që kuqeblutë kanë qenë pritës. E ndërsa vetëm 8 pikë kanë ardhur nga 9 ndeshjet e luajtura në transfertë për 9 herë kampionët e vendit tonë. Në këtë mënyrë shkodranët janë në ndjekje tashmë të vendit të parë që mbahet nga Egnatia me 7 pikë më shumë, në kuotën e 37 të tillave.

Gjatë kësaj periudhe, rezultatet e Vllaznisë kanë pasur uljet dhe ngritjet e veta, por cila ka qenë fitorja dhe humbja më e thellë e Vllaznisë deri në këtë pikë të sezonit? Humbja më e thellë i skuadrës së drejtuar nga Edi Martini ka ardhur në javën e dytë të sezonit. Ku Vllaznia u mposht në transfertë përballë Dinamos me rezultatin 3-1. Takimi që u zhvillua në Elbasan shikoi si “triumfatorë” blutë falë golave të Bregut, Guindos dhe Berishes, teksa për Vllazninë një gol nderi shënonte Balaj.

Por, reagimi do ishte i menjëhershëm në javën pasardhëse për kuqeblutë, të cilët në raundin e tretë të ediconit do shënonin edhe fitoren më të thellë deri më tani në kampionat. Ku kundër Partizanit në shtëpi, Vllaznia fitonte me shifrat 4-1. Ku fillimisht ishin “demat” ata që merrnin avantazhin falë golit të Isgandarlit, por rrjeta e azerit do përmbysej nga golat e Balajt dy herë, Hakajt dhe Bismark. Ku ai takim rezulton edhe fitorja më e thellë e Vllaznisë deri në javën e 18-të të sezonit.

Teksa shkodranët edhe dy herë të tjera kanë shënuar nga 3 gola në fitoret e tyre në kampionat. Kjo ndaj Tiranës në suksesin 3-1 në javën e 8-të e po ashtu ndaj Flamurtarit me shifrat 3-2, në javën e 18-të, që ishte edhe takimi përmbyllës për vitin 2025.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments