Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEReagon KF Shiroka pas largimit të trajnerit: Do njoftojmë në kohën e...

Reagon KF Shiroka pas largimit të trajnerit: Do njoftojmë në kohën e duhur për hapat e ardhshëm

Largimi i trajnerit Matias Tatangelo ka bërë që drejtuesit e KF Shiroka të mendojnë për gjetjen e zëvendësuesit të tij. Për momentin ende nuk ka asgjë konkrete, teksa nuk përjashtohet mundësia që skuadrën tani e tutje ta drejtojë Ardit Mani, krahu i djathtë i italo- argjentinasit.

Megjithatë duket se çdo gjë do të vendoset në ditët e ardhshme. Vetë klubi shkodran përmes faqes zyrtare ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim me Tatangelon të cilin e kanë falenderuarr përr punën e bërë me skuadrën. Ja çfarë shkruhet në këtë njoftim:

NJOFTIM ZYRTAR

Klubi dëshiron të njoftojë opinionin sportiv dhe të gjithë dashamirësit se, me mirëkuptim dhe konsensus të plotë mes palëve, është vendosur ndërprerja e kontratës me trajnerin Matias Tatangelo.


Gjatë periudhës së bashkëpunimit, trajneri Tatangelo ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në punën e tij, duke kontribuar në zhvillimin e ekipit dhe në përmirësimin e standardeve sportive dhe disiplinore brenda klubit.


E falënderojmë sinqerisht Matias Tatangelo për angazhimin, seriozitetin dhe punën e bërë gjatë kohës që ka qenë pjesë e klubit tonë. I urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale dhe në çdo sfidë të ardhshme.

Klubi do të vazhdojë punën për realizimin e objektivave të tij sportive dhe do të njoftojë në kohën e duhur për hapat e ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments