Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPërballjet me Pogradecin, ja statistikat ndër vite të Vllaznisë

Përballjet me Pogradecin, ja statistikat ndër vite të Vllaznisë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Ndeshja e parë për vitin 2026 për Vllazninë do jetë ajo kundër Pogradecit në kuadër të 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Takim që do zhvillohet këtë të shtunë në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ku kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini do kërkojnë t’i bëjnë një nisje sa më të mirë këtij viti e po ashtu të avancojnë në çerekfinalet e kompeticionit, që ngel një objektiv serioz në rradhët e 9 herë kampionëve të vendit tonë.

Dhe në bazë të statistikave, kjo do jetë përballja e 7-të në histori mes dy ekipeve, në kompeticionet e kampionateve dhe kupës. Kështu dy skuadrat janë përballur mes tyre për herë të parë në sezonin 2011-12, ku atë edicion, Pogradeci luante në Superiore. Teksa ndeshjen e fazës së parë e fitoi Vllaznia 1-0 falë një goli të Sukajt, e ndërsa në fazën e dytë kuqeblutë mposhteshin në Pogradec me shifrat 2-1, ku golin për shkodranët e shënonte Hajdari.

Katër përballjet e tjera mes dy ekipeve kanë ardhur pikërisht në kompeticionin e kupës, konkretisht në sezonin 2015-16, ku kupa luhej me tur vajtje-ardhje. Dhe në turin e 1/16 atë edicion, ndeshja e parë në Pogradec mbyllej me shifrat 1-1 falë golave të Muhammad për Vllazninë dhe Çekiçit për vendasit. E ndërsa në kthim, kuqeblutë fitonin thellë me rezultatin 4-0 nga rrjetat e Sosas dy herë, Arbrit dhe Paviçeviç.

Dy ekipet do ishin përballë në kupë edhe në sezonin 2021-22, sërish në turin e 1/8 siç do jetë edhe kësaj rradhe. Ku Vllaznia do dominonte gjithçka, me ndeshjen e parë në Pogradec që shënonte shifrat 0-2 për kuqeblutë nga golat e Hoxhajt dhe Mustedanagiç. E teksa në Shkodër, në takimin e kthimit përfundonte në shifrat e thella 6-1, nga golat e Mustedanagiç, Aralices dy herë, Hoxhajt, Latifit dhe një autogoli të Pures, e një gol flamuri për liqenorët do shënonte Topllari.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments